FIFA zbulon kandidatët për çmimin e golit më të mirë të vitit 2021
Në mesin e kandidatëve të çmimit që jepet që nga viti 2009 në kujtim të futbollistit hungarez Ferenc Puskas, janë futbollisti Riyad Mahrez nga Manchester City dhe Erik Lamela nga Sevilla

Stamboll
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka zbuluar dhjetë kandidatët për çmimin goli më i mirë i vitit, Çmimi Puskas i FIFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e kandidatëve të çmimit që jepet që nga viti 2009 në kujtim të futbollistit hungarez Ferenc Puskas, janë futbollisti Riyad Mahrez nga Manchester City dhe Erik Lamela nga Sevilla.
Votimi i parë do të vazhdojë deri më 10 dhjetor nga ueb-faqja e FIFA-s. Pas kësaj, numri i kandidatëve do të ulet në 3 dhe fituesi i çmimit do të përcaktohet më 17 janar 2022, pas votimit nga juria.
Më parë këtë çmim e kanë fituar Hamit Altıntop, Cristiano Ronaldo, Neymar, Miroslav Stoch, Zlatan Ibrahimovic, James Rodriguez, Wendell Lira, Mohd Faiz Subri, Oliver Giroud, Mohamed Salah, Daniel Zsori dhe Heung-min Son.
Kandidatët për çmimin e vitit 2021 dhe ndeshjet ku janë shënuar golat janë si në vijim:
Luis Diaz (Kolumbi): Brazil-Kolumbi (Copa America)
Gauthier Hein (Francë): Chamois Niortais-AJ Auxerre (Liga e Dytë e Francës)
Erik Lamela (Argjentinë): Arsenal-Tottenham Hotspur (Premier Liga)
Valentino Lazaro (Austri): Bayer 04 Leverkusen-Borussia Mönchengladbach (Bundesliga)
Riyad Mahrez (Algjeri): Zimbabve-Algjeria (Kualifikimet në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës)
Sandra Owusu-Ansah (Gana): Kumasi Sports Academy Ladies-Supreme Ladies (Premier Liga Gana-s tek femrat)
Vangelis Pavlidis (Greqi): Willem II-Fortuna Sittard (Liga e Parë e Futbollit e Holandës)
Daniela Sanchez (Meksikë): Queretaro-Atletico de San Luis (Liga e Parë e Meksikës tek femrat)
Patrik Schick (Çekia): Çeki-Skoci (EURO 2020)
Mehdi Taremi (Iran): Chelsea-Porto (Liga e Kampionëve e UEFA-s)
Caroline Weir (Skoci): Manchester City-Manchester United (Super Liga e Anglisë tek fermat)
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.