Sport

FIFA po analizon trazirat e tifozëve të Hungarisë dhe Shqipërisë

FIFA po analizon trazirat e tifozëve dhe po vlerëson ndëshkimet pasi dënoi incidentet që përfshinë tifozët e Hungarisë dhe Shqipërisë në ndeshjet e ndara kualifikuese për Kupën e Botës

Ekip  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
FIFA po analizon trazirat e tifozëve të Hungarisë dhe Shqipërisë

Zurich

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) po analizon trazirat e tifozëve dhe po vlerëson ndëshkimet pasi dënoi incidentet që përfshinë tifozët e Hungarisë dhe Shqipërisë në ndeshjet e ndara kualifikuese për Kupën e Botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në stadiumin "Wembley" në Londër, tifozët e Hungarisë u përleshën me policinë në tribuna menjëherë pas fillimit të ndeshjes të martën ndërsa oficerët kërkonin të arrestonin një spektator nën dyshimet për abuzim racor të një punonjësi të shërbimit. Hungaria barazoi 1:1 me Anglinë.

Ndeshja tjetër e Grupit I në Tiranë u pezullua për rreth 20 minuta. Karol Swiderski pas shënimit të golit për Poloninë në minutën e 77-të pretendohet se u godit nga një shishe e hedhur nga tifozët shqiptarë. Lojtarët e Polonisë u larguan, por u kthyen në fushë dhe qëndruan duke fituar 1:0.

"FIFA aktualisht po analizon raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror të FIFA-s mbrëmë në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm", tha organi drejtues në një deklaratë sot.

“FIFA dënon fuqishëm incidentet në ndeshjen Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i fortë dhe i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”.

Incidenti nga tifozët e Hungarisë, përfshirë racizmin, gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Anglisë në Budapest muajin e kaluar bëri që Hungaria të luante ndeshjen e së shtunës kundër Shqipërisë pa tifozë.

FIFA vendosi dënim me kusht për Hungarinë me kërcënimin e një loje tjetër e cila mund të luhet pa tifozë nëse përsëriten incidente të tjera në lojëra.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın