Sport

FIFA: Mbi 1 miliard shikues ndoqën Kupën e Botës për femra

"1.12 miliard njerëz shikuan 'Francë 2019' nëpër televizionet në shtëpi, në platforma dixhitale ose jashtë shtëpisë", tha organi drejtues i futbollit botëror në faqen e tij të internetit

Can Erözden  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
FIFA: Mbi 1 miliard shikues ndoqën Kupën e Botës për femra

Ankara

Më shumë se një miliard persona kanë shikuar Kupën e Botës për femra FIFA 2019, duke vendosur një rekord të ri të audiencës për kompeticionin, bëri të ditur sot FIFA, transmeton Anadolu Agency (AA).

"1.12 miliard njerëz ndoqën 'Francë 2019' nëpër televizionet në shtëpi, në platforma dixhitale ose jashtë shtëpisë", tha organi drejtues i futbollit botëror në faqen e tij të internetit.

"993.5 milionë e ndoqën vetëm në televizion, 481.5 milionë mbuluan qasjen në platformat dixhitale", tha FIFA.

Kupa e kaluar e Botës, "Kanada 2015" u shikua nga 764 milionë shikues.

FIFA shtoi se finalja "Francë 2019" u shikua drejtpërdrejt nga më shumë se 260 milionë njerëz.

SHBA-të sivjet fituan Kupën e Botës, duke mundur në finale Holandën me rezultatin 2:0.

SHBA-të fituan për herë të katërt në histori Kupën e Botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın