FIFA: Janë evakuuar rreth 100 futbollistë dhe trajnerë nga Afganistani
FIFA njoftoi se në mesin e të evakuuarve ka dhe futbolliste

Doha
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi se ka mundësuar evakuimin e rreth 100 futbollistëve dhe trajnerëve nga Afganistani në kryeqytetin e Katarit, Doha, transmeton Anadolu Agencz (AA).
FIFA përshëndeti rolin e Katarit në koordinimin e procesit të evakuimit dhe premtuan se do të vazhdojnë me evakuimin edhe të sportistëve të tjerë.
"FIFA mund të konfirmojë që, pas negociatave komplekse, me mbështetjen e Katarit, evakuoi pothuajse 100 anëtarë të familjes së futbollit nga Afganistani, përfshirë edhe lojtare femra", thuhet në deklaratën e FIFA-s.
FIFA njoftoi se ka qenë "duke u koordinuar ngushtë me Qeverinë e Katarit për evakuimin që nga gushti" dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë.
Talibanët morën kontrollin e Afganistanit pasi morën Kabulin më 15 gusht, duke detyruar presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të largoheshin nga vendi.
Marrja e pushtetit para tërheqjes së plotë të SHBA-së nga vendi deri më 31 gusht shkaktoi frikë dhe përpjekje për të ikur nga Afganistani.
Katari do të organizojë Kupën e Botës 2022, duke u bërë vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të organizon këtë kompetecion, i cili do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.