Sport

FIFA: Irani duhet të heq ndalesën për gratë deri më 10 tetor

FIFA momentalisht bashkëpunon me autoritetet iraniane për të hequr ndalesën për gratë që ato të vijnë në ngjarjet sportive të burrave, ndalesë e cila u vendos pas revolucionit iranian në vitin 1979

Ekip  | 18.07.2019 - Përdıtësım : 18.07.2019
FIFA: Irani duhet të heq ndalesën për gratë deri më 10 tetor

Cyrih

Federate Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi se Federata e Futbollit të Iranit mbështet praninë e grave në ndeshjet e kualifikimit për Kampionatin Botëror 2022, por thekson të pritet edhe aprovimi i Qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA momentalisht bashkëpunon me autoritetet iraniane për të hequr ndalesën për gratë që ato të vijnë në ngjarjet sportive të burrave, ndalesë e cila u vendos pas revolucionit iranian në vitin 1979.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj siguroi krerët e FIFA-s se “çështja i është drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Sportit dhe Rinisë”.

FIFA dëshiron që ndalesa tërësisht të hiqet deri më 10 tetor, kur Irani do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Kamboxhias. Ndeshja e radhës para publikut vendor do të luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm, ndaj Hong Kongut.

Grave në Iran u është ndaluar të marrin pjesë në ngjarjet sportive që nga revolucioni i vitit 1979. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın