Sport

FIFA gjobit FSHF-në për "sjelljen diskriminuese të tifozëve" gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorra

Në ndeshjen Shqipëri-Andorra të zhvilluar në Tiranë më 24 mars 2025, një grupim i tifozëve shqiptarë brohoritën me thirrje kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka dhe kundër Serbisë

Fatjon Cuka  | 15.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
FIFA gjobit FSHF-në për "sjelljen diskriminuese të tifozëve" gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorra

Tiranë

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) "pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë" gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar më 24 mars 2025, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga FSHF thuhet se Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20 për qind të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

"Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20 për qind mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA", thuhet në njoftim.

Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë thirrje tifozëve që të shmangin çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

Në ndeshjen Shqipëri-Andorra të zhvilluar në Tiranë një grupim i tifozëve shqiptarë brohoritën me thirrje kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe kundër Serbisë.

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ndeshja e radhës e Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të kësaj faze është në muajin qershor ndaj Serbisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın