Sport

Fenerbahçe transferon futbollistin kosovar Vedat Muriqi

"Me Vedat Muriqin, në kuadër të procedurave të transferimit të UEFA me klubin dhe vet futbollistin, kemi arritur marrëveshje si rezultat i bisedimeve", thuhet në deklaratën e klubit nga Stambolli

Erkan Tiryaki  | 07.07.2019 - Përdıtësım : 08.07.2019
Fenerbahçe transferon futbollistin kosovar Vedat Muriqi

Stamboll

Gjigandi futbollistik i Superligës turke, Fenerbahçe, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje 4 vjeçare me futbollistin kosovar të Çaykur Rizespor, Vedat Muriqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me Vedat Muriqin, në kuadër të procedurave të transferimit të UEFA me klubin dhe vet futbollistin, kemi arritur marrëveshje si rezultat i bisedimeve", thuhet në deklaratën e klubit nga Stambolli, duke treguar se ai do të jetë pjesë e klubit pas kontrolleve mjekësore.

"I themi mirëseerdhe në familjen më të madhe të Turqisë, sulmuesit kosovar i lindur në vitin 1994, i cili do ta mbajë me krenari fanellën tonë në 4 vitet e ardhshme, prej tani i urojmë suksese të shumta në Fenerbahçe", potencohet më tej në deklaratë.

Sezonin e kaluar me Çaykur Rizespor, Muriqi ka luajtur në të gjitha 34 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola.

Futbollisti 25 vjeçar i cili më parë ka luajtur për Giresunspor dhe Gençlerbirliği të Turqisë, është edhe pjesë e skuadrës së kombëtares së Kosovës në futboll.

Vedat Muriqi i lindur në Prizren, më parë ka luajtur edhe për klubet e Superligës së Shqipërisë dhe Kosovës, si Teuta, Besa Kavajë dhe Liria. Në karrierën e tij të deri tanishme Muriqi ka shënuar 64 gola në 210 ndeshje.

Ndërkohë, Muriqi është transferimi i 5-të i Fenerbahçe-s për këtë sezon pas Murat Sağlam, Max Kruse, Allahyar Sayyadmanesh dhe Emre Belözoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın