Sport

Fenerbahçe ndan rrugët me trajnerin portugez Jose Mourinho

"Kemi ndarë rrugët me Jose Mourinho-n, i cili ka qenë trajneri i ekipit tonë profesional të futbollit që nga sezoni 2024-2025", thuhet në njoftimin e klubit nga Stambolli

Metin Arslancan  | 29.08.2025 - Përdıtësım : 30.08.2025
Fenerbahçe ndan rrugët me trajnerin portugez Jose Mourinho

Stamboll

Klubi i Superligës Turke, Fenerbahçe ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin portugez Jose Mourinho, transmeton Anadolu.

"Kemi ndarë rrugët me Jose Mourinho-n, i cili ka qenë trajneri i ekipit tonë profesional të futbollit që nga sezoni 2024-2025. E falënderojmë për përpjekjet e tij për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme", thuhet në njoftimin e klubit nga Stambolli.

Jose Mourinho pati 37 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje në 62 ndeshje me Fenerbahçen në të gjitha garat.

Ai më parë ka qenë trajner i shumë klubeve evropiane me renome botërore si Real Madridi, Interi, Manchester Unitedi, Chelsea, Tottenhami, Roma dhe Porto.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın