Sport

Fenerbahçe i jep lamtumirën Dzekos dhe Tadiqit

“Disa lojtarë shënojnë gola. Disa mbajnë shiritin e kapitenit. Edin Dzeko i bëri të dyja dhe udhëhoqi si shumë pak të tjerë. Faleminderit Edin, gjithmonë do të jesh në zemrat tona”, tha klubi në një postim për Edin Dzekon

Mücahit Hüseyin Eroğul  | 31.05.2025 - Përdıtësım : 31.05.2025
Fenerbahçe i jep lamtumirën Dzekos dhe Tadiqit

Stamboll

Klubi turk Fenerbahçe ka publikuar mesazhe lamtumire për dy futbollistët e tij me përvojë, Edin Dzeko dhe Dushan Tadiq, duke iu shprehur falënderime për kontributin e tyre, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë zyrtare në X, Fenerbahçe shkruajti për Dzekon: “Disa lojtarë shënojnë gola. Disa mbajnë shiritin e kapitenit. Edin Dzeko i bëri të dyja dhe udhëhoqi si shumë pak të tjerë. Faleminderit Edin, gjithmonë do të jesh në zemrat tona”.

Ndërkaq, për Tadiqin, klubi deklaroi: “Faleminderit për elegancën, shpirtin dhe besimin e palëkundur në këtë skuadër, Dushan. Je bërë shembull dhe po largohesh me respekt të pafund”.

Që të dy lojtarët iu bashkuan skuadrës nga Stambolli në verën e vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın