Sport

Federata Shqiptare e Futbollit prezanton strategjinë 2026-2030

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), strategjia përmban projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në katër vitet e ardhshme dhe që është realizuar ë bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s

Fatjon Cuka  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Federata Shqiptare e Futbollit prezanton strategjinë 2026-2030 Burimi: Federata Shqiptare e Futbollit

Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar sot strategjinë 2026–2030 "Vision To Victory", një dokument që përcakton rrugën e zhvillimit të futbollit shqiptar për katër vitet e ardhshme, raporton Anadolu.

Sipas FSHF-së, strategjia përmban projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në katër vitet e ardhshme dhe që është realizuar ë bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s.

Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të strategjisë ishin ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të shoqatave rajonale të futbollit, anëtarë të komunitetit të futbollit, sportistë dhe ish-futbollistë të njohur.

Presidenti i FSHF-së, Duka, ka theksuar në fjalën e tij se strategjia përfaqëson një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.

"Strategjia synon rritjen e pjesëmarrjes dhe cilësisë së futbollit, forcimin e strukturave organizative dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të rinj", është shprehur ndër të tjera Duka.

"Kjo strategji është ndërtuar për të qenë e matshme, e zbatueshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar. Deri në vitin 2030, synojmë që të arrijmë një numër futbollistësh djem të regjistruar 26.000 nga 24.078 që janë sot, pavarësisht sfidave demografike me të cilat përballet vendi. Në aspektin e infrastrukturës, deri në vitin 2030 synojmë të shtojmë 30 deri në 40 fusha të reja futbolli, nga projektet e Federatës, kryesisht në rajonin e Tiranës, ku edhe dendësia e popullsisë është edhe më e madhe", tha Duka.

Sipas FSHF-së, strategjia është një plan konkret veprimi, që synon ta çojë futbollin shqiptar në një nivel më konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.