Federata angleze e futbollit ngre akuza për "sjelljen e pahijshme" të Tuchel dhe Conte
Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, menaxheri i Chelsea dhe Tottenham u afruan për të shtrënguar duart, mirëpo erdhi deri te një zënkë verbale dhe më pas për pak deri te kacafytje fizike

Londër
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka ngritur akuza ndaj trajnerit të Chelsea-t, Thomas Tuchel, dhe trajnerit të Tottenham-it, Antonio Conte, për sjellje të pahijshme, pas zënkës së tyre pas përfundimit të derbit të Londrës të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në derbin e parë të sezonit të ri të Premierligës, Chelsea priti Tottenham-in, ku ndeshja në Stamford Bridge përfundoi në barazim 2:2.
Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, menaxheri i Chelsea-t dhe ai i Tottenham-it u afruan për të shtrënguar duart, mirëpo erdhi deri te një zënkë verbale dhe më pas për pak deri te kacafytje fizike.
Dy trajnerët kanë afat deri të enjten e datës 18 gusht për t'iu përgjigjur padisë.
FA gjithashtu nisi një hetim mbi komentet e Tuchel pas ndeshjes për arbitrin Anthony Taylor.
Trajneri gjerman sugjeroi që Taylor nuk duhet të gjykojë ndeshjet e Chelsea-t në të ardhmen, sipas BBC.