Sport

"Fabrika" e talentëve, Ajaxi dominoi futbollin holandez për 120 vite

Klubi i Ajaxit nga Amsterdami ka fituar tituj lokal dhe ishte pioner i futbollit holandez që nga viti 1900

Can Erözden  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
"Fabrika" e talentëve, Ajaxi dominoi futbollin holandez për 120 vite

Ankara

Klubi i Ajaxit nga Amsterdami ka kryesuar me futbollin në Holandë që nga viti 1900, duke fituar dhjetëra tituj dhe duke nxjerrë yje botërore ndërsa klubi shënon 120-vjetorin e themelimit të tij këtë vit, shkruan Anadolu Agency (AA).

I njohur gjërësisht si Ajax, klubi mbizotëroi divizionin e nivelit të lartë holandez Eredivisie, duke u kurorëzuar 34 herë si kampion.

Rivalët e tij, PSV Eindhoven dhe Feyenoord Rotterdam janë shumë larg Ajaxit në këtë kategori.

PSV ka fituar Eredivisie 24 herë ndërsa Feyenoordi ka 15 trofe të ligës në sirtarin e tij.

Ajaxi ka grumbulluar 73 kupa, përfshirë 34 tituj Eredivisie, 19 Kupa Holandeze, nëntë Superkupa Holandeze, tre Kupa Evropiane, një kupë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe një Kupë të UEFA-s.

Kompeticioni i klubit në rangun më të lartë në Evropë, Liga e Kampionëve të UEFA-s u bë pasardhësi i Kupës Evropiane në vitin 1992.

Kupa e UEFA-s ishte turneu i nivelit të dytë të klubeve të Evropës, i themeluar në vitin 1971. Por, organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, riemëroi Kupën e UEFA-s në vitin 2009 pasi emri i turneut u ndryshua në UEFA Liga Evropa.

- Brezi i artë ngriti futbollin holandez

Në maj 1995, Ajaxi fitoi titullin e Ligës së Kampionëve pasi mposhti gjigantin italian AC Milanin 1:0 në finale.

I riu holandez Patrick Kluivert shënoi golin e fitores në minutat e fundit kundër italianëve në Vjenë duke e bërë Ajaxin "mbret" të Evropës.

Në vitin 1996, Ajaxi arriti edhe një herë në finalen e Ligës së Kampionëve, por humbi nga klubi italian Juventus në penalti në Romë.

Triumfi i vitit 1995 nxiti ngritjen e futbollit holandez, pasi lojtarët holandezë të Ajaxit formuan ekipin kombëtar në vitet 1990 dhe 2000.

Që nga viti 1995, Kombëtarja e Holandës ngriti një gjeneratë të artë nga skuadra e Ajaxit, e cila kishte shumë lojtarë që premtonin.

Në vitin 1996, portieri holandez Edwin van der Sar, mbrojtësit Danny Blind dhe Winston Bogarde, binjakët Frank dhe Ronald De Boer, mbrojtësi i djathtë Michael Reiziger, treshja e mesfushës Clarence Seedorf, Edgar Davids dhe Richard Witschge, krahu i majtë Marc Overmars dhe sulmuesi Patrick Kluivert, që të gjithë ishin lojtarë të Ajaxit.

Me këtë gjeneratë, holandezët arritën në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Futbollit në vitin 1996, i njohur gjerësisht si UEFA "EURO 96".

Holanda përfundoi në vendin e katërt në Kupën e Botës FIFA 1998. Duke vazhduar përpjekjet në katër finalet e fundit, ata po ashtu u eliminuan në gjysmëfinalen e EURO 2000 dhe 2004.

- Ajaxi tërbohet në fund të vitit 2010

Klubi nga Amsterdami mori medaljen e argjendit në finalen e Liga Evropës në vitin 2017, duke u mposhtur nga kundërshtarët anglezë Manchester United 2:0 në Stokholm.

Por, humbja nuk dekurajoi Ajaxin. Kështu ata arritën në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018-2019.

Rrugëtimi i tyre mori fund nga kundërshtarët anglezë të Tottenham Hotspur në gjysmëfinale, i cili triumfoi 3:3 në total falë rregullit të golit të avantazhit.

Ajaxi fitoi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales 1:0 në Londër, por humbi ndeshjen e kthimit 3:2 në Amsterdam. Goli në minutat e fundit të sulmuesit brazilian Lucas Moura i siguroi kualifikimin Tottenhamit në finale.

Megjithatë, Ajaxi pati kujtime të mira në vitin 2019, pasi ata diskulifikuan Real Madridin në të 16-tën e finales, pastaj Juventusin në fazën e çerekfinales për të arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze fitoi respekt duke eliminuar dy gjigantë evropianë në të njëjtin sezon.

- Të rinjtë nga akademia e Cruyff-it bëhen legjenda

I famshëm për akademinë e kadetëve, Ajaxi nxorri shumë yje globale si yjet ndërkombëtare Wesley Sneijder, Seedorf dhe Kluivert dhe mesfushorin danez Christian Eriksen, sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe sulmuesin uruguajan Luis Suarez si dhe legjendën holandeze, Johan Cruyff.

I promovuar nga grupi i të rinjve të klubit Amsterdam, Cruyff vlerësohet si një nga lojtarët më të shquar të brezit të tij, nëse jo edhe më gjerë.

Gjeniu i Ajaxit, synoi tri herë radhazi Kupën e Evropës nga viti 1971.

Në Botërorin 1974, ai ndihmoi ekipin kombëtar holandez të arrinte në finale, të cilën do ta humbiste 2:1 ndaj Gjermanisë Perëndimore. Ai luajti për Holandën gjithsej 48 ndeshje.

Pasi luajti për Ajaxin dhe Barcelonën në vitet e '60-ta dhe '70-ta ai do të menaxhonte të dyja klubet në vitet e '80-ta dhe '90-ta.

Stili intuitiv i të luajturit dhe filozofia e stërvitjes së pasimit të shpejtë të Cruyff-it, vlerësohet gjerësisht se ka ndikuar në futbollin e ditëve tona.

Në vitin 2007, Ajaxi tërhoqi fanellën e famshme me numrin 14 të Cruyff-it për nder të legjendës së tij.

Më 24 mars 2016, Cruyff vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 68-vjeçare në Barcelonë.

Në vitin 2018, Ajaxi riëmroi stadiumin e klubit në "Johan Cruijff Arena" në shenjë respekti për veteranin holandez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın