F1 rinovon marrëveshjen për Çmimin e Madh të Singaporit për 7 vite tjera
“F1 do të vazhdojë të vizitojë qytetin e Singaporit nga viti 2022 deri në vitin 2028, pasi u ra dakord për një zgjatje shumëvjeçare midis Singapore GP Pte Ltd (SGP), Bordit të Turizmit të Singaporit (STB) dhe Formula 1”, theksuan organizatorët

Ankara
Formula 1 ka njoftuar se do të organizojë Çmimin e Madh të Singaporit deri në vitin 2028, pas nënshkrimit për zgjatjen e kontratës në një periudhë kohore prej shtatë vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
“F1 do të vazhdojë të vizitojë qytetin e Singaporit nga viti 2022 deri në vitin 2028, pasi u ra dakord për një zgjatje shumëvjeçare midis Singapore GP Pte Ltd (SGP), Bordit të Turizmit të Singaporit (STB) dhe Formula 1”, theksuan organizatorët e garës në një njoftim.
Çmimi i Madh i Singaporit, i cili bëri debutimin e tij në vitin 2008, do t'i rikthehet sezonin në vitin 2022.
Gara, e cila zhvillohet në Marina Bay Street Circuit, u anulua në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19)
Për më tepër, GP e Singaporit është një nga Çmimet e Mëdha të veçanta pasi ishte gara e parë e natës në historinë e Formula 1.
Sezoni me 23 raunde në Formula 1 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit 2022 në Sakhir më 20 mars.