EYOF 2025, Kombëtarja U19 e Turqisë në Volejboll për Femra fiton 3-0 në sete ndaj Sllovenisë
Ndeshja e Grupit A është luajtur në Sallën Sportive "Boris Trajkovski" në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup

Shkup
Kombëtarja U19 e Turqisë në Volejboll për Femra ka arritur një fitore ndaj Sllovenisë me një rezultat prej 3-0 në sete, në kuadër të Festivalit të 18-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025), raporton Anadolu.
Ndeshja e Grupit A është luajtur në Sallën Sportive "Boris Trajkovski" në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Rezultatet e tre seteve, që të gjitha kanë përfunduar në favor të kombëtares turke janë si në vijim: 17:25, 21:25 dhe 13:25.
Nga ekipi turk më së shumti pikë ka shënuar kapitenja Ceylin Kuyan me gjithsej 16 pikë të shënuara, ndërsa nga ekipi slloven Iza Koren me 12 pikë.
Me këtë, për momentin Turqia ngjitet në vendin e parë me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshja tjetër e grupit A është midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë që do të luhet gjithashtu sot në orën 18:00.
- EYOF 2025
Festivali mbledh së bashku mbi 4.000 pjesëmarrës të moshës 14-18 vjeç nga vendet dhe ekipet pjesëmarrëse.
Vendi kryesor ku do të mbahen eventet sportive, që do të përfshijë 15 sporte, do të jetë kryeqyteti Shkupi. Garat në disa disiplina do të zhvillohen në Kumanovë, ndërsa garat e gjimnastikës artistike do të zhvillohen në Osijek të Kroacisë.
Në EYOF 2025, ekipet do të garojnë në qitje, atletikë, badminton, basketboll, basketboll 3x3, çiklizëm rrugor, çiklizëm malor, gjimnastikë artistike, xhudo, kanoe në sllallom, pingpong, hendboll, volejboll, taekwondo dhe not.
Festivali do të përfundojë më 26 korrik.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.