Sport

Euroliga, Fenerbahçe Beko do të ballafaqohet me Baskonia

Fenerbahçe Beko lufton për të shënuar fitoren e parë pas humbjes së dy ndeshjeve të para kundër Real Madrid të Spanjës dhe Cërvena Zvezda të Serbisë

Muhammed Enes Çallı  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Euroliga, Fenerbahçe Beko do të ballafaqohet me Baskonia

Ankara

Klubi turk Fenerbahçe Beko do të presë nesër klubin spanjoll Baskonia në sezonin e rregullt të Euroligës Turkish Airlines 2019-20, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja do të zhvilohet në ora 20:45 në Arenën Ulker Sports të Stambollit.

Fenerbahçe Beko lufton për të shënuar fitoren e parë pas humbjes së dy ndeshjeve të para kundër Real Madrid të Spanjës dhe Cërvena Zvezda të Serbisë.

Të premten Anadolu Efes, një tjetër klub turk, do të përballet me klubin spanjoll Valencia në La Fonteta me fillim në ora 22:00.

Anadolu Efes ka një fitore në sezonin e rregullt të Euroligës Turkish Airlines 2019-20.

Ndeshjet e xhiros së dytë:

- E enjte:

CSKA Moska (Rusi) - Khimki Moscow Region (Rusi)

Zalgiris Kaunas (Lituani) - Real Madrid (Spanjë)

Fenerbahçe Beko (Turqi) - Baskonia (Spanjë)

Maccabi FOX Tel Aviv (Izrael) - Cërvena Zvezda (Serbi)

Bayern Mynih (Gjermani) - LDLC ASVEL Villeurbanne (Francë)

Panathinaikos (Greqi) - AX Armani Exchange Milan (Itali) 

- E premte:

Olympiakos (Greqi) - Zenit St. Petersburg (Rusi)

Barcelonë (Spanjë) - ALBA Berlin (Gjermani)

Valencia (Spanjë) - Anadolu Efes (Turqi)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.