EURO 2024, ndeshja Kroaci-Shqipëri përfundon barazim
Në kuadër të finaleve të Kampionatit Evropian Shqipëria ka luajtur ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor, ndërkohë do të përballet me Spanjën më 24 qershor

Hamburg
Shqipëria ka barazuar në sfidën me Kroacinë me rezultatin 2-2, në kuadër të finaleve të Kampionatit Evropian të Futbollit "EURO 2024", raporton Anadolu.
Pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë e zhvilluar në Hamburg, përfundoi në favor të Shqipërisë.
Laçi shënoi për kombëtaren kuqezi në minutën e 11-të, ndërkohë për ekipin kroat shënoi Kramariç në minutën e 74-t, dhe dy minuta më pas ishte një autogol i Gjasulës.
Për ekipin kuqezi Gjasula shënoi në minutat shtesë të ndeshjes, duke barazuar reazultatin.
Me mijëra tifozë kuqezi kanë mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në stadium dhe jashtë tij.
Në kuadër të finaleve të Kampionatit Evropian, Shqipëria ka luajtur ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor, ndërkohë do të përballet me Spanjën më 24 qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.