"EURO 2020", të shtunën fillojnë ndeshjet e 1/8 së finales
Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia, Franca, Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja, Gjermania, Çekia, Zvicra, Portugalia dhe Ukraina do të luajnë në 1/8 e finales

Ankara
Pasi ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin e 16-të Evropian të Futbollit (EURO 2020) përfunduan, është caktuar faza e 1/8 së finales, transmeton Anadolu Agency (AA).
Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia dhe Franca si liderë në grupet e tyre; Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja dhe Gjermania në vendet e dyta; ndërsa Çekia, Zvicra, Portugalia dhe Ukraina janë 4 ekipet e treta më të mira të kualifikuar.
Programi i 1/8 së finales është si në vijim:
26 qershor (ora 18:00) Uells - Danimarkë (Johan Cruyff Arena - Amsterdam)
26 qershor (ora 21:00) Itali - Austri (Stadiumi Wembley - Londër)
27 qershor (ora 18:00) Holandë - Çeki (Puskas Arena - Budapest)
27 qershor (ora 21:00) Belgjikë - Portugali (Stadiumi La Cartuja - Sevilla)
28 qershor (ora 18:00) Kroaci - Spanjë (Stadiumi Parken - Kopenhagë)
28 qershor (ora 21:00) Francë - Zvicër (Arena Kombëtare - Bukuresht)
29 qershor (ora 18:00) Angli - Gjermani (Stadiumi Wembley - Londër)
29 qershor (ora 21:00) Suedi - Ukrainë (Hampden Park - Glasgow)
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.