Sport

EURO 2020: Shqipëria fiton ndeshjen me Andorrën

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Estadi Nacional”, Sadiku ishte i pari që ka kaluar në avantazh Kombëtaren e Shqipërisë në minutën 21-të

Fatjon Cuka  | 26.03.2019 - Përdıtësım : 26.03.2019
EURO 2020: Shqipëria fiton ndeshjen me Andorrën Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Shqipëria ka fituar sfidën me Andorrën, ndeshje e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Kampionatin Evropian "EURO 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Estadi Nacional”, Sadiku ishte i pari që ka kaluar në avantazh Kombëtaren e Shqipërisë në minutën 21-të.

Në pjesën e dytë shënuan gol Balaj në minutën e 87-të dhe Abrashi në minutën e 96-të, ku Shqipëria siguroi fitoren e parë në këto eliminatore dhe tre pikët në klasifikim.

Shqipëria nddeshjen e parë përballë Turqisë e humbi me rezultatin 0:2.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit nga  FSHF me ish-trajnerin Christian Panucci, Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen me Andorrën u drejtua nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın