Sport

EURO 2020: Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë përfundon me barazim

Në raundin e kualifikimeve për EURO 2020, kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, ndërsa ajo e radhës do të zhvillohet më 7 qershor si mysafire kundër Malit të Zi

Agim Sulaj  | 26.03.2019 - Përdıtësım : 26.03.2019
EURO 2020: Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë përfundon me barazim Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Ndeshja në futboll për kualifikime në Kampionatin Evropian "EURO 2020", që u zhvillua mes Kosovës dhe Bullgarisë në stadiumin "Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me rezultat 1:1, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me golin e vetëm të kombëtares bullgare, edhe pse kombëtarja kosovare kishte kontrollin e lojës, Vasil Bozhikov në minutën e 39-të shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.

Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtin ritëm të lojës, me mundësi për të shënuar nga të dyja palët, por Arbër Zeneli në minutën e 59-të arriti të barazoj kundër Bullgarisë, gol i cili ishte i fundit në këtë ndeshje.

Në raundin e kualifikimeve për EURO 2020, kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, ndërsa ajo e radhës do të zhvillohet më 7 qershor si mysafire kundër Malit të Zi.

Pas dy xhirove, në Grupin A të kualifikimeve për EURO 2020 kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria me 2 pikë, Kosova dhe Mali i Zi me nga 1 pikë dhe Republika Çeke me asnjë pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın