Etiopi, në garën më masive afrikane morën pjesë 43 mijë atletë
Gara në Etiopi kaloi nën masa maksimale të sigurisë të ndërmarra nga ana e policisë lokale për shkak të paralajmërimit të protestave masive anti-qeveritare në Adis Abeba

Addis Abeba
ADDIS ABABA (AA) – Kryeqyteti i Etiopisë Adis Abeba ishte nikoqir i garës më masive afrikane në rrugë në të cilën morën pjesë 43.000 atletë, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë vit Gara e Madhe në Etiopi mblodhi sportistë elitarë dhe mijëra pjesëmarrës tjerë të cilët vrapuan shtegun e gjatë 10 kilometra në kryeqytet duke i dhënë garës sportive ngjyrat e flamurit etiopian (gjelbër-verdhë-kuq).
Bëhet fjalë për garën më masive në Afrikë dhe të pestën më të madhe në botë e cila mbahet për të 15-in vit më radhë, ndërsa e para u mbajt në vitin 2001 në organizim të atletit legjendar Haile Gebreselassie.
"Gjëja më e rëndësishme është të shohim njerëzit të dalin në rrugë dhe të festojnë jetën", tha Gebresselasie në një deklaratë të shkurtër për AA.
Fituesi i këtij viti në garën elitare të meshkujve ishte atleti vendas Abe Gashahun ndërsa në konkurrencën e femrave fitoren e festoi garuesja vendase Foten Tesfaye.
Gara në Etiopi kaloi nën masa maksimale të sigurisë të ndërmarra nga ana e policisë lokale për shkak të paralajmërimit të protestave masive anti-qeveritare në Adis Abeba.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.