Erzurumspor FK transferon mbrojtësin kosovar Amar Gërxhaliu
Në një deklaratë të bërë nga klubi, u konfirmua se është nënshkruar një kontratë njëvjeçare me 23-vjeçarin Amar Gërxhaliu

Erzurum
Erzurumspor FK, një nga ekipet e Ligës së Parë Turke Trendyol, ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar Amar Gërxhaliu, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga klubi, u konfirmua se është nënshkruar një kontratë njëvjeçare me 23-vjeçarin Gërxhaliu.
Deklarata bëri të ditur se futbollisti 23-vjeçar më parë ka luajtur edhe për Antalyaspor.
"I themi mirëseerdhe Gërxhaliut, i cili besojmë se do t’i shtojë forcë ekipit tonë, dhe i urojmë suksese nën fanellën tonë", thuhet në deklaratë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.