Sport

Erling Haaland firmos marrëveshje të re 10-vjeçare me Manchester Cityn

Marrëveshja e re do të mundësojë që sulmuesi norvegjez të qëndrojë në skuadrën angleze deri në verën e viti 2034

Fatih Erel  | 17.01.2025 - Përdıtësım : 20.01.2025
Erling Haaland firmos marrëveshje të re 10-vjeçare me Manchester Cityn

Istanbul

Klubi i Premierligës Angleze, Manchester City, ka firmosur një marrëveshje të re 10-vjeçare me golashënuesin 24-vjeçar norvegjez Erling Haaland, që do të mundësojë që ai të qëndrojë në këtë skuadër deri në verën e viti 2034, transmeto Anadolu.

"Haaland firmosi marrëveshje të re 10-vjeçare me City", tha klubi në një deklaratë.

"Një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në futbollin global, 24-vjeçari ka pasur dy sezonet e para të jashtëzakonshme që kur iu bashkua klubit nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022. Ylli norvegjez luajti një rol kyç në trefishin historik të Cityt duke fituar Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Etihad", theksoi klubi më tej.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje se Haaland tani është i 15-ti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në klub.

Futbollisti norvegjez, këtë sezon në Premierligë, në 21 ndeshje ka shënuar 16 gola, ndërkaq, në të gjitha kampionatet e tjera në 28 ndeshje ka shënuar 21 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın