Sport

Drita mposhtet 3 me 2 nga Celje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte historike për futbollin kosovar, pasi për herë të parë një klub nga Kosova ka arritur në fazën e “Play Off”-it të një gare evropiane të organizuar nga UEFA.

Agim Sulaj  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Drita mposhtet 3 me 2 nga Celje në stadiumin “Fadil Vokrri” Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Klubi gjilanas, Drita, është mposhtur 3 me 2 nga kampioni slloven Celje në ndeshjen e parë të “Play Off”-it të Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke pësuar gol vendimtar vetëm 30 sekonda para përfundimit të takimit, raporton Anadolu.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte historike për futbollin kosovar, pasi për herë të parë një klub nga Kosova ka arritur në fazën e “Play Off”-it të një gare evropiane të organizuar nga UEFA.

Drita e nisi mirë ndeshjen dhe krijoi dy raste të mira në minutat e para, por Kristal Abazaj dhe Albert Dabiqaj nuk arritën të konkretizonin.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19-të me Armandas Kucys pas një rrëmuje në zonë. Në minutën e 42-të, Milot Avdyli realizoi për 2 me 0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, kampionia e Kosovës reagoi fuqishëm. Blerim Krasniqi ngushtoi shifrat në 2 me 1 në minutën e 59-të pas asistimit të Liridon Balajt, ndërsa vetë Balaj barazoi në 2 me 2 në minutën e 75-të, duke rikthyer plotësisht Dritën në lojë.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi të madh për skuadrën gjilanase, Celje shënoi për 3 me 2 vetëm 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes, duke i dhënë goditje të rëndë Dritës në fundin dramatik të takimit.

Golin vendimtar e shënoi Matej Poplatnik në minutën e 4-t shtesë.

Edhe pse u mposht minimalisht, Drita mbetet në garë për kualifikim, me gjithçka që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Slloveni.

Ndeshja e kthimit midis Celjes dhe Dritës është e planifikuar për 26 shkurt 2026 në Slloveni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın