Sport

Dragan Stojkoviq shpall listën e lojtarëve të Serbisë për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës

Futbollistët serbë do të presin Shqipërinë më 11 tetor në Leskovac, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojnë në Andorrë

Zlatan Kapic  | 03.10.2025 - Përdıtësım : 04.10.2025
Dragan Stojkoviq shpall listën e lojtarëve të Serbisë për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës

Sarajevë

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviq, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, transmeton Anadolu.

Futbollistët serbë do të presin Shqipërinë më 11 tetor në Leskovac, ndërsa tre ditë më vonë do të udhëtojnë në Andorrë.

Në listën e Stojkoviqit janë portierët: Vanja Milinkoviq-Saviq, Predrag Rajkoviq, Gjorgje Petroviq, Dragan Rosiq; mbrojtës: Nikola Milenkoviq, Strahinja Pavloviq, Milosh Veljkoviq, Strahinja Erakoviq, Jan-Karlo Simiq, Veljko Milosavljeviq; mesfushorët: Sasha Lukiq, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviq, Andrija Zhivkoviq, Lazar Samarxhiq, Filip Kostiq, Stefan Mitroviq, Aleksandar Stankoviq, Ognjen Ugreshiq, Dejan Zukiq dhe sulmues: Aleksandar Mitroviq, Dushan Vllahoviq, Luka Joviq dhe andrej Iliq, njoftuan mediat lokale.

Përfaqësuesja e Serbisë do të mblidhet më 6 tetor në Qendrën Sportive në Stara Pazova dhe po atë ditë në orën 11:00, trajneri Stojkoviq do të mbajë konferencë për mediat.

Kujtojmë se Anglia kryeson tabelën e Grupit K me 15 pikë nga pesë ndeshje, Shqipëria është në vendin e dytë me 8 pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura, ndërsa Serbia është në vendin e tretë me 7 pikë nga katër ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.