Sport

CSKA-Fenerbahçe kryesfida e xhiros së 28 të Euroligës në Basketboll

Në ndeshjen e cila do të luhet në Moskë, Fenerbahçe do të synojë çimentimin e pozitës së parë në tabelë për sezonin e rregullt, pasi deri në fund kanë ngelur edhe vetëm tri xhiro

Fatih Erel  | 21.03.2019 - Përdıtësım : 23.03.2019
CSKA-Fenerbahçe kryesfida e xhiros së 28 të Euroligës në Basketboll

Stamboll

Sonte vazhdojnë garat në kuadër të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit, me kryesfidën e javës në të cilën lideri i tabelës së klasifikimit, Fenerbahçe Beko do të përballet me rusët e CSKA Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e cila do të luhet në Moskë, Fenerbahçe do të synojë çimentimin e pozitës së parë në tabelë për sezonin e rregullt, pasi deri në fund kanë ngelur edhe vetëm tri xhiro.

Turqit kryesojnë ligën me 23 fitore dhe vetëm 4 humbje ndërsa CSKA Moskë radhitet i dyti me 21 fitore dhe 6 humbje.

Aktualisht pesë ekipet, Fenerbahçe Beko, Real Madrid, CSKA Moskë, Anadolu Efes dhe Barcelona Lassa kanë siguruar ndeshjet e 'playoff'-it.

Sezoni i rregullt përfundon më 5 prill kur do të mësohen emrat e tetë ekipeve që do të avancojnë në 'playoff'-in i cili është caktuar për periudhën 16-30 prill.

Fituesit më pastaj do të luajnë në “Final Four” më datat 17-19 maj në Fernando Buesa Arena në qytetin spanjoll të Vitoria-Gasteiz.

Çiftet e xhiros së 28-të:

E enjte: CSKA Moskë-Fenerbahçe, Buduçnost-Anadolu Efes, FC Bayern Munchen-Barcelona, Gran Canaria-Olympiacos CFP

E premte: Khimki-Maccabi Tel Aviv, Zalgiris Kaunas-Darussafaka, Saski-Baskonia, Real Madrid- EA7, Olimpia Milano-Panathinaikos


EkipetNFitHumPikë+ Pikë- +/- Pikë
1. Fenerbahçe Beko 272342254200225250
2. CSKA Moskë272162358217917948
3. Real Madrid272162342209025248
4. Anadolu Efes 2717102268213513344
5. Barcelona Lassa 271611210920525743
6. Baskonia271413219321187541
7. AX Armani Exchange Olimpia Milan 271413233323003341
8. Olympiakos2714132092 20652741
9. Panathinaikos27141321272121641
10. Zalgiris27121521012102-139
11. Maccabi FOX27121521352142-739
12. Bayern Mynih27121521042164-6039
13. Khimki 2791821162210-9436
14. Herbalife Gran Canaria 2772020952375-28034
15. Buduçnost VOLI 2762119962277 -28133
16. Darussafaka Tekfen 274 2320052296-29131


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın