Sport

Chelsea shënoi fitoren e parë nën drejtimin e Lampard

Klubi londinez u përball me Norwich City, duke e fituar ndeshjen me golat e yjeve të rinj Tammy Abraham në minutat 3 dhe 68, si dhe Mason Mount në minutën e 17-të

Yunus Kaymaz  | 24.08.2019 - Përdıtësım : 25.08.2019
Chelsea shënoi fitoren e parë nën drejtimin e Lampard

Stamboll

Në ndeshjen e javës së tretë në Premierligën Angleze, Chelsea fitoi me rezultat prej 3-2 ndaj Norwich City-t, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi londinez në terren jashtë u përball me Norwich City, duke e fituar ndeshjen me golat e yjeve të rinj Tammy Abraham në minutat 3 dhe 68, si dhe Mason Mount në minutën e 17-të.

Golat e klubit nikoqir i shënuan Todd Cantwell në minutën e 6-të dhe Teemu Pukki në minutën e 30-të.

Me këtë rezultat Chelsea fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Frank Lampard.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.