Sport

Chelsea ndan rrugët me trajnerin italian Maresca

Sezonin e kaluar, Chelsea fitoi UEFA Ligën e Konferencës nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca ndërsa në muajin korrik triumfoi edhe në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025

Fatih Erel  | 01.01.2026 - Përdıtësım : 01.01.2026
Chelsea ndan rrugët me trajnerin italian Maresca

Istanbul

Klubi i Premier Ligës Angleze, Chelsea ka ndarë rrugët me trajnerin Enzo Maresca, transmeton Anadolu.

"Me objektiva të rëndësishëm ende të papërmbushur në katër gara të ndryshme, përfshirë edhe kualifikimin në UEFA Ligën e Kampionëve, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim do t'i japë ekipit shansin më të mirë për t'u rikthyer në rrugën e duhur. I urojmë Enzos suksese në të ardhmen", tha klubi në një njoftim.

Nën drejtimin e trajnerit italian 45-vjeçar, Chelsea këtë sezon renditet në vendin e 5-të në Premier Ligë me 30 pikë pas 19 ndeshjesh ndërsa në UEFA Ligën e Kampionëve ndodhet në vendin e 13-të me 10 pikë pas 6 ndeshjesh.

Sezonin e kaluar, Chelsea fitoi UEFA Ligën e Konferencës nën drejtimin e Marescas ndërsa në muajin korrik triumfoi edhe në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın