Sport

Chelsea mposht Real Betisin në finalen e Ligës së Konferencës së UEFA-s

Me triumfin kundër Betisit, Chelsea u bë klubi i parë në histori që ka fituar të katër garat e UEFA-s.

Shpetim Hiseni  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Chelsea mposht Real Betisin në finalen e Ligës së Konferencës së UEFA-s Foto: Jakub Porzycki/AA

Shkup

Skuadra angleze e futbollit Chelsea mundi kundërshtarin spanjoll Real Betisin me rezultatin 4-1 në finalen e Ligës së Konferencës së UEFA-s, duke u bërë fituesi i katërt i garës pasi Roma, West Ham dhe Olympiakos fituan titullin në tri vitet e mëparshme, transmeton Anadolu.

Finalja midis Betisit dhe Chelseat u luajt në Tarczyanski Arena në Wroclaw të Polonisë, ndërsa Betis e hapi ndeshjen më mirë dhe mori epërsinë në minutën e nëntë me një gol nga Abde Ezzalzouli.

Chelsea luajti shumë më me vendosmëri në pjesën e dytë dhe arriti një kthesë të madhe me golat e Enzo Fernandez dhe Nicolas Jackson. Në fund të ndeshjes, gola u shënuan edhe nga Jadon Sancho dhe Moises Caicedo për fitoren përfundimtare 4-1 për Chelsean.

Klubi londinez fitoi trofeun e shtatë evropian. Me triumfin e tyre kundër Betisit, ata u bënë klubi i parë në histori që ka fituar të katër garat e UEFA-s.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın