Sport

Chelsea dhe Manchester United kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Chelsea dhe Manchester United iu bashkangjithën klubeve Liverpool dhe Manchester City që do të përfaqësojnë Anglinë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Muhammed Enes Çallı  | 27.07.2020 - Përdıtësım : 27.07.2020
Chelsea dhe Manchester United kualifikohen në Ligën e Kampionëve Foto: AA/Arhiv

Ankara

Chelsea dhe Manchester United kanë fituar vendet e tyre për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve pasi fituan në ndeshjet e fundit të sezonit 2019-20 në Premier Ligën Angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen kyçe për vend në Ligën e Kampionëve, Leicester City ishte nikoqir i Manchester United në King Power Stadium, ku në rast të fitores, Leicester City do të siguronte një vend në mesin e katër ekipeve nga Anglia që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Leicester City u mposhtën nga Manchester United me rezultat 2-0 dhe e përfunduan sezonin në vendin e pestë me 62 pikë.

Kështu, Leicester City sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League.

Pas fitores, Manchester United përfundoi sezonin në vendin e tretë me 66 pikë.

Ndërkohë, Chelsea triumfoi ndaj Wolves me rezultat 2-0 në Stamford Bridge, me çka përfundoi sezonin në vendin e katër gjithashtu me 66 pikë.

Chelsea dhe Manchester United iu bashkangjithën klubeve Liverpool dhe Manchester City që do të përfaqësojnë Anglinë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Norwich City, Watford dhe Bournemouth u releguan nga Premier Liga angleze

Watford dhe Bournemouth u releguan në EFL Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, përderisa Aston Villa mbeti në Premier Ligë në ndeshjen e fundit të sezonit.

Watford u mposhtën nga Arsenal me rezultat 3-2, përderisa Bournemouth triumfoi ndaj Everton me rezultat 3-1, që megjithatë nuk ishte e mjaftueshme për të mbijetuar në Premier Ligë.

Kjo pasi Aston Villa barazoi me rezultat 1-1 kundër West Ham United dhe me këtë, përfundoi sezonin me një pikë më shumë se ekipet që u releguan.

Norwich City veçse kishte humbur të gjitha gjasat dhe ishte shpallur si ekip i releguar, duke përfunduar sezonin në fund të tabelës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın