Sport

Cedi Osman është zgjedhur të luaj në NBA Rising Stars

Ylli turk shënoi 25, 29, 17 dhe 26 pikë në katër ndeshjet e fundit në NBA, ndërsa vendosi një rekord të ri në karrierë duke shënuar 29 pikë ndaj Heat të premten

Fatih Erel, Satuk Buğra Kutlugün  | 30.01.2019 - Përdıtësım : 31.01.2019
Cedi Osman është zgjedhur të luaj në NBA Rising Stars

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Basketbolliti turk i ekipit Cleveland Cavaliers, Cedi Osman është zgjedhur të luaj në ndeshjen e Rising Stars Challenge në NBA All-Star Weekend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ylli turk shënoi 25, 29, 17 dhe 26 pikë në katër ndeshjet e fundit në NBA ndërsa vendosi një rekord të ri në karrierë duke shënuar 29 pikë ndaj Heat të premten.

Ben Simmons nga Philadelphia 76ers, Donovan Mitchell nga Utah Jazz, Luka Doncic nga Dallas Mavericks kryesojnë listën e 20 lojtarëve të zgjedhur nga trajnerët ndihmës të NBA-së për të luajtur në "Stars Rising 2019" të premten më 15 shkurt në Qendrën Spectrum në Charlotte, Karolinën e Veriut, njoftoi NBA.

Rising Stars i 25-të do të përbëhet nga 10 lojtarë të vitit të parë dhe të dytë të NBA –së nga SHBA-të kundër 10 lojtarëve të vitit të parë dhe të dytë të NBA nga e gjithë bota.

Ekipi amerikan përbëhet nga Donovan Mitchell i Utah Jazz, Jarrett Allen i Brooklyn Nets, Marvin Bagley III dhe De'Aaron Fox i Sacramento Kings, Lonzo Ball dhe Kyle Kuzma i Los Angeles Lakers, John Collins dhe Trae Young nga Atlanta Hawks, Jaren Jackson Jr i Memphis Grizzlies dhe Jayson Tatum nga Boston Celtics.

Simmons (Australi) dhe Doncic (Slloveni) i janë bashkuar Ekipit Botëror të lojtarit të Toronto Raptors OG Anunoby (Mbretëria e Bashkuar), Deandre Ayton (Bahamas) Phoenix Suns, Bogdan Bogdanovic (Serbi) Sacramento Kings , Shai Gilgeous (Kanada) LA Clippers, Rodions Kurucs (Letoni) Brooklyn Nets, Lauri Markkanen (Finlandë) Chicago Bulls, Josh Okogie (Nigeri) Minnesota Timberwolves dhe Cedi Osman (Turqi) Cleveland Cavaliers.

Kyrie Irving (ekipi i SHBA) i Bostonit dhe Dirk Nowitzki i Dallasit (Skuadra Botërore) do të shërbejnë si trajnerë nderi në Rising Stars.

Lojtarët e ekipit të SHBA-ve të Rising Stars:

Jarrett Allen, Brooklyn Nets

Marvin Bagley III, Sacramento Kings

Lonzo Ball, Los Angeles Lakers

John Collins, Atlanta Hawks

De’Aaron Fox, Sacramento Kings

Jaren Jackson Jr., Memphis Grizzlies

Kyle Kuzma, Los Angeles Lakers

Donovan Mitchell, Utah Jazz

Jayson Tatum, Boston Celtics

Trae Young, Atlanta Hawks

Lojtarët e ekipit botëror të Rising Stars:

OG Anunoby, Toronto Raptors

Deandre Ayton, Phoenix Suns

Bogdan Bogdanovic, Sacramento Kings

Luka Doncic, Dallas Mavericks

Shai Gilgeous-Alexander, Los Angeles Clippers

Rodions Kurucs, Brooklyn Nets

Lauri Markkanen, Chicago Bulls

Josh Okogie, Minnesota Timberwolves

Cedi Osman, Cleveland Cavaliers

Ben Simmons, Philadelphia 76ers

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.