Sport, Shkencë dhe Teknologji

Budapesti shpallet nikoqir i Kampionatit Botëror në Atletikë në vitin 2023

Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, ka fituar garën për organizator të Kampionatit Botëror në Atletikë që do të mbahet në vitin 2023

Bekim Laci  | 04.12.2018 - Përdıtësım : 05.12.2018
Budapesti shpallet nikoqir i Kampionatit Botëror në Atletikë në vitin 2023

Monako

MONAKO (AA) - Kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, ka fituar garën për organizator të Kampionatit Botëror në Atletikë që do të mbahet në vitin 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), thotë se ka marrë një vendim të tillë nga shkaku se Hungaria ka një përvojë të madhe në organizimin e venteve të mëdha sportive.

Pas mbledhjes së Këshillit të IAAF-së në Monako të Francës, presidenti Sebastian Coe, tha se Hungaria ka një përzierje të organizimeve të mira të traditës së atletikës dhe eveteve të klasit botëror.

"Ka qenë skenë e disa prej momenteve tona më të mëdha në sport. Jemi të ngazëllyer për planet e tyre për një stadium të ri që do të ndërtohet, një trashëgimi për atletikën", tha ai, i cituar në ueb faqen e IAAF-së.

Siç bëhet e ditur, stadiumi do të ndërtohet në bregun lindor të lumit Danub, me një kapacitet prej 40.000 spektatorë për kampionatin, e që mund të reduktohet në 15.000 për ngjarjet e ardhshme sportive.

Budapesti më parë ka organizuar Botërorin në Atletikë në sallë dhe Kampionatin Evropian në të hapur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın