Sport

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll

Sadiku është ndalur në gjysmëfinale, përkatësisht në pozitën e tretë, pasi u mposht nga boksierja amerikane Rashida Ellis, në kategorinë -60 kilogramë

Agim Sulaj  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Prishtinë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka arritur të fitojë medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra që po mbahet në Stamboll të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili e ka përgëzuar boksieren për suksesin e arritur, ka bërë të ditur se Sadiku është ndalur në gjysmëfinale, përkatësisht në pozitën e tretë, pasi u mposht nga boksierja amerikane Rashida Ellis, në kategorinë -60 kilogramë.

"Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar", shkroi KOK-u.

Boksi Kosovar nuk ka marrë një medalje në konkurrencën e senioreve nga viti 1978.

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku në dy xhirot e para mundi bindshëm boksieren nga Japonia dhe atë nga Kongo. Ajo ka 1 medalje botërore dhe 2 medalje Evropiane për juniore dhe të reja.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.