Sport

Beşiktaş në kërkim të fitores së parë të sezonit në Ligën e Evropës

"Shqiponjat e Zeza" në kërkim të pikëve të para me paraqitjen superiore kundër Braga-s, kryesuesit të Grupit "K"

Emre Aşıkçı   | 06.11.2019
Beşiktaş në kërkim të fitores së parë të sezonit në Ligën e Evropës

Ankara

Gjiganti i Stambollit, Beşiktaş është në kërkim të fitores së tyre të parë në Ligën e Evropës të UEFA-së këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).

Beşiktaş humbi të tre ndeshjet në Grupin "K", që do të thot një performancë zhgënjyese e ekipit turk.

Slovan Bratislava nga Sllovakia mposhti Beşiktaşin me 4:2 me një rikthim mbresëlënës në ndeshjen e parë.

Klubi anglez Wolverhampton dhe Braga i Portugalisë që të dyat korrën fitore kundër Beşiktaşit në Stamboll këtë sezon.

Pas tre humbjeve në fazën e grupeve, Beşiktaş aktualisht është në fund të Grupit "K" të kryesuar nga Braga me shtatë pikë.

Wolverhampton radhitet pas klubit portugez me gjashtë pikë dhe Slovan Bratislava tani është në vendin e tretë me katër pikë në tre ndeshjet e Ligës së Evropës.

"Shqiponjat e Zeza" do të përballen me Braga në terenin e saj në Stadiumin e qytetit të enjten në ora 20:00.

Braga më parë mposhti Beşiktaşin 2:1 në ndeshjen e javës së tretë të zhvilluar në terenin vendas të Beşiktaşin, Vodafone Park.

Skuadra ruse Krasnodar do të presë Trabzonspor në ndeshjen e Grupit "C" e cila do të fillojë në ora 17:55, ndërsa Başakşehir do të jet mysafire e klubit austriak Wolfsberg në Stadiumin Graz Liebenau me fillim në ora 20:00.

Në Grupin C, Trabzonspor tani është në vendin e katërt me një pikë.

Başakşehir, i cili mori katër pikë, është prapa liderit të grupit, gjigantit italian Roma në Grupin "J". 

Ndeshjet e javës së katërt të Ligës së Evropës janë si më poshtë:

E mërkurë:

Vitoria (Portugali) - Arsenal (Angli) në ora 15:50

E enjte:

Astana (Kazakistan) - AZ Alkmaar (Holandë) në ora 15:50

Dudelange (Luksemburg) - Sevilla (Spanjë) 17:55

APOEL (Qiproja Greke) - Qarabag FK (Azerbajxhan) 17:55

Copenhagen (Danimarkë) - Dinamo Kiev (Ukrainë) 17:55

Lugano (Zvicër) - Malmo (Suedi) 17:55

Basel (Zvicër) - Getafe (Spanjë) 17:55

Krasnodar (Rusi) - Trabzonspor (Turqi) 17:55

LASK (Austri) - PSV (Holandë) 17:55

Rosenborg (Norvegji) - Sporting Lisbon (Portugali) 17:55

Cluj (Rumani) - Rennes (Francë) 17:55

Lazio (Itali) - Celtic (Skoci) 17:55

Standard Liege (Belgjikë) - Eintracht Frankfurt (Gjermani) 17:55

Rangers (Skoci) - Porto (Portugali) 20:00

Feyenoord (Holandë) - Young Boys (Zvicër) 20:00

Espanyol (Spanjë) - Ludogorets (Bullgari) 20:00

Ferencvaros (Hungari) - CSKA Moscow (Rusi) 20:00

Wolfsburg (Gjermani) - Gent (Belgjikë) 20:00

Olexandriya (Ukrainë) - Saint-Etienne (Francë) 20:00

Borussia Monchengladbach (Gjermani) - Roma (Itali) 20:00

Wolfsberg (Austri) - Medipol Başakşehir (Turqi) 20:00

Wolverhampton (Angli) - Slovan Bratislava (Sllovaki) 20:00

Braga (Portugali) - Beşiktaş (Turqi) 20:00

Manchester United (Angli) - Partizan (Serbi) 20:00

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın