Basketbollistët e Maqedonisë së Veriut realizojnë fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit
Maqedonia e Veriut triumfoi me rezultatin e thellë 87:49 në ndeshjen e zhvilluar në Shkup në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin evropian
Shkup
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll e nisi me fitore rrugëtimin në parakualifikimet për kampionatin evropian Eurobasket 2029, duke triumfuar bindshëm me rezultatin 87:49 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e zhvilluar sonte, transmeton Anadolu.
Rezultatet sipas çerekëve në ndeshjen e zhvilluar në Shkup ishin 22:13; 18:8; 23:16 dhe 24:12.
Të përzgjedhurit e selektorit Marjan Ilievski dominuan që nga fillimi, duke vendosur ritmin dhe duke mbajtur kontrollin e rezultatit gjatë gjithë takimit.
Të udhëhequr nga kapiteni Vojdan Stojanovski dhe Andrej Jakimovski, kuqeverdhët arritën epërsinë e parë dyshifrore në fillim të periudhës së dytë (25:15), ndërsa në pushimin e pjesës së parë rezultati ishte 40:21.
Në fund të takimit, diferenca kaloi mbi 30 pikë, për rezultatin përfundimtar 87:49.
Në grupin e njëjtë gjenden edhe Luksemburgu dhe Republika e Irlandës.
Ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë të dielën në Dublin, kundër Irlandës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
