Sport

Basketboll, Anadolu Efes do të përballet me Olimpia Milano në Ligën e Evropës

Ndeshja do të zhvillohet në sallën sportive "Sinan Erdem" në Stamboll në ora 17:30 sipas kohës lokale

Muhammed Enes Çallı  | 16.12.2020 - Përdıtësım : 17.12.2020
Basketboll, Anadolu Efes do të përballet me Olimpia Milano në Ligën e Evropës

Ankara

Anadolu Efes nesër do të ballafaqohet me klubin italian AX Armani Exchange Milan në ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës Evropiane Turkish Airlines, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja do të zhvillohet në sallën sportive "Sinan Erdem" në Stamboll në ora 17:30 sipas kohës lokale.

Anadolu Efes u mund nga skuadra ruse CSKA Moska 100:65 në ndeshjen e mëparshme të Ligës Evropiane të martën.

Skuadra turke është në vendin e 10 me shtatë fitore dhe shtatë humbje.

AX Armani Exchange Milan regjistroi 8 fitore dhe 5 humbje për t'u radhitur në vendin e pestë.

Fenerbahçe Beko do të përballet me Zalgiris Kaunas si mysafir

Një tjetër skuadër turke Fenerbahçe Beko do të përballet nesër me Zalgiris Kaunas nga Lituania si mysafir në Ligën Evropiane.

Ndeshja do të zhvillohet në "Zalgirio Arena" në Kaunas të Lituanisë në ora 18:00 sipas kohës lokale.

Fenerbahçe Beko humbi ndaj AX Armani Exchange Milan me rezultatin 79:71 në shtëpi në ndeshjen e tyre të fundit të martën.

Skuadra turke ka 5 fitore në 14 ndeshje ndërsa Zalgiris Kaunas ka fituar 7 ndeshje deri më tani.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın