Sport

Barcelona kryeson "ligën e parave" me të ardhura prej 840 milionë eurove

Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro

Muhammed Enes Çallı  | 14.01.2020 - Përdıtësım : 15.01.2020
Barcelona kryeson "ligën e parave" me të ardhura prej 840 milionë eurove

Ankara

Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e "ligës së parave" të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.

Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro.

Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madrid, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet "madrilenët" janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro.

Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, West Ham United dhe Everton.

- Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta

Klubi

Të ardhurat për sezonin 2018-2019 (milionë euro)

1- Barcelona840.8
2- Real Madrid 757.3
3- Manchester United711.5
4- Bayern Mynih 660.1
5- Paris Saint-Germain 635.9
6- Manchester City 610.6
7- Liverpool 604.7
8- Tottenham Hotspur 521.1
9- Chelsea 513.1
10- Juventus 459.7
11- Arsenal445.6
12- Borussia Dortmund377.1
13- Atletico Madrid367.6
14- Inter Milan364.6
15- Schalke 04324.8
16- Roma231
17- Olympique Lyon220.8
18- West Ham United216.4
19- Everton213
20- Napoli207.4


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.