Sport

Banderolë raciste e tifozëve serbë, Partizani gjobitet me 40 mijë euro

Tifozët serbë shpalosën një banderolë që përshkruante Milosh Obiliqin, i cili e martirizoi Sulltanin osman Muratin I gjatë Luftës së Parë të Kosovës në vitin 1389

Emre Aşıkçı  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 28.11.2025
Banderolë raciste e tifozëve serbë, Partizani gjobitet me 40 mijë euro

Istanbul

Ekipi serb Partizani u gjobit me 40 mijë euro për një banderolë raciste të hapur nga tifozët serbë gjatë ndeshjes Fenerbahçe Beko në javën e 12-të të Ligës së Evropës në Basketboll, transmeton Anadolu.

"Për shkak të incidenteve të shumta të shkaktuara nga tifozët e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Fenerbahçe Beko, klubi u gjobit me 40 mijë euro dhe ndeshjet e ekipit në shtëpi u kufizuan në 80 për qind të kapacitetit të sallës", thuhet nga Liga e Evropës në Basketboll.

Liga e Evropës ka bërë të ditur se ndalimi për të luajtur ndeshje pa tifozë është pezulluar me kusht për kohëzgjatjen e sezonit 2025-26, por se dënimi do të zbatohet nëse klubi shkel rregullat.


- Fenerbahçe kishte paraqitur ankesë

Në javën e 12-të të ligës, kur Fenerbahçe Beko mundi Partizanin me rezultatin 99-87 në Beograd, tifozët serbë shpalosën një banderolë që përshkruante Milosh Obiliqin, i cili e martirizoi Sulltanin osman Muratin I gjatë Luftës së Parë të Kosovës në vitin 1389.

Përderisa në tribuna dëgjoheshin thirrje anti-turke për minuta të tëra, pankarta skandaloze e hapur shkaktoi një reagim të madh.

Anëtari i Bordit të Fenerbahçes dhe përgjegjës për basketbollin, Cem Ciritci deklaroi se ata paraqitën ankesa tek autoritetet përkatëse në lidhje me incidentin e shëmtuar, por autoritetet lejuan që banderola e shëmtuar të varej pavarësisht të gjitha paralajmërimeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.