Sport

Avokatët thonë se Gjokoviq ishte me COVID-19 muajin e kaluar

Avokatët e Novak Gjokoviqit depozituan dokumente gjyqësore në sfidën e tij kundër dëbimit nga Australia që tregonin se ylli i tenisit u infektua me COVID-19 muajin e kaluar

Ekip  | 08.01.2022 - Përdıtësım : 09.01.2022
Avokatët thonë se Gjokoviq ishte me COVID-19 muajin e kaluar

Melbourne

Avokatët e tenistit serb Novak Gjokoviq depozituan dokumente gjyqësore në sfidën e tij kundër dëbimit nga Australia që tregonin se ylli i tenisit ishte infektuar me COVID-19 muajin e kaluar, raportoi sot Korporata Australiane e Transmetimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjokoviqit, i cili zë pozitën e parë në renditjen botërore, iu refuzua hyrja në aeroportin e Melburnit të mërkurën vonë pasi zyrtarët kufitarë ia anuluan vizën për shkak të mosplotësimit të kërkesës së hyrjes, e cila kërkon vaksinimin e plotët të të gjithë shtetasve të huaj që duan të hynë në vend.

Gjokoviqit iu dha një përjashtim mjekësor i mbështetur nga qeveria e shtetit Victoria dhe organizatorët e Australian Openit.

Por që atëherë doli se përjashtimi mjekësor, i lejuar për personat që ishin pozitivë në koronavirusin në gjashtë muajt e mëparshëm, u konsiderua i pavlefshëm nga autoritetet kufitare.

Gjokoviq është në një qendër imigracioni në Melburn duke u përgatitur për sfidën e tij në Gjykatën Federale të Qarkut të hënën.

Novak Gjokoviq rrezikon të humbasë më shumë se një Australian Open nëse nuk arrin ta zhbëjë anulimin e vizës dhe deportohet sepse nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një përjashtim mjekësor nga rregullat e vaksinimit të Australisë kundër COVID-19.

Ai mund të përjashtohet deri në tre vjet.

Organizatorët e Australian Openit nuk kanë komentuar publikisht, përveçse u kanë thënë gazetave australiane se asnjë lojtar nuk ka rrezikuar lidhur me kërkesën e vaksinimit.

Tenisti 34-vjeçar Gjokoviq, i cili ndan rekordin prej 20 titujsh Grand Slam me Roger Federerin dhe Rafael Nadalin, është një nga dy lojtarët e ndaluar në një hotel në Melburn që strehon gjithashtu refugjatë dhe azilkërkues.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.