Sport

Australian Open: Pas një ndeshjeje me 5 sete, Medvedev kualifikohet në gjysmëfinale

Medvedev në gjysmëfinale do të përballet me tenistin e katërt në renditjen botërore, grekun Stefanos Tsitsipas

Muhammed Enes Çallı  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Australian Open: Pas një ndeshjeje me 5 sete, Medvedev kualifikohet në gjysmëfinale

Ankara

Tenisti rus Daniil Medvedev fitoi një ndeshje të vështirë për të siguruar vendin e tij në gjysmëfinalen e turneut Australian Open, duke mposhtur kanadezin Felix Auger-Aliassime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Medvedev humbi dy setet e para 7-6 (7-4) dhe 6-3 në ndeshjen e tij të çerekfinales në Rod Laver Arena në Melburn.

Megjithatë, ai luftoi në pjesën tjetër të ndeshjes, duke fituar tre setet e radhës me rezultatet 7-6 (7-2), 7-5 dhe 6-4.

Ndeshja Medvedev-Auger-Aliassime zgjati katër orë e 42 minuta.

Medvedev, kampion i US Open 2021, në gjysmëfinale do të përballet me tenistin e katërt në renditjen botërore, grekun Stefanos Tsitsipas.

Tsitsipas ishte finalisti i turneut French Open (Roland Garros) vitin e kaluar, që deri më tani është rezultati i tij më i mirë në turnetë Grand Slam.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.