Sport

Arsenali u tërhoq nga Kupa e Florida-s për shkak të rasteve të koronavirusit

Klubi në një njoftim tha se ata supozohej të merrnin pjesë në Kupën e Florida-s në SHBA së bashku me Everton-in, Inter-in dhe Millonarios

Doğa Kırmızıoğlu  | 21.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Arsenali u tërhoq nga Kupa e Florida-s për shkak të rasteve të koronavirusit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Klubi anglez i futbollit Arsenal ka anuluar udhëtimin në SHBA për shkak të rasteve pozitive të koronavirusit të ri(COVID-19) në klub, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi në një njoftim tha se ata supozohej të merrnin pjesë në Kupën e Florida-s në SHBA së bashku me Everton-in, Inter-in dhe Millonarios.

Shtohet se për shkak të disa anëtarëve të infektuar të ekipit, atyre iu desh të ndryshonin planin e përgatitjes për sezonin e ri dhe të mos merrnin pjesë në turne.

Arsenal do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri jashtë fushe kundër Brentford më 13 gusht.

Turneu në Florida fillon të hënën, më 26 korrik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın