Sport

Argjentina me fitore ndaj Bolivisë siguron vendin e parë në grup në Kupën e Amerikës

Argjentina kryeson në Grupin A me 10 pikë, e ndjekur nga Uruguai me shtatë

Muhammed Enes Çallı  | 29.06.2021 - Përdıtësım : 29.06.2021
Argjentina me fitore ndaj Bolivisë siguron vendin e parë në grup në Kupën e Amerikës

Ankara

Argjentina triumfoi ndaj Bolivisë me rezultatin 4:1 të hënën vonë duke siguruar vendin e parë në grupin e tyre të Kupës së Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Lionel Messi shënoi dy gola dhe asistoi në golin e tretë në një natë kur ai tejkaloi Javier Mascherano si lojtarin me më shumti ndeshje për kombëtaren e Argjentinës me 148 paraqitje ndërkombëtare.

Alejandro Gomez dhe Lautaro Martinez ishin gjithashtu ndër lojtarët që shënuan për Argjentinën në arenën Pantanal në Cuiaba.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Edinson Cavani, me një gol nga pika e bardhë siguroi fitore 1:0 për Uruguain ndaj fqinjëve të Paraguait.

Argjentina kryeson në Grupin A me 10 pikë, e ndjekur nga Uruguai me shtatë.

Paraguai përfundoi i treti me gjashtë pikë dhe Kili doli i katërti me pesë pikë.

Me katër humbje radhazi Bolivia u eliminua pa asnjë pikë.

Argjentina do të përballet me Ekuadorin në çerekfinale, Uruguai do të ndeshet me Kolumbinë, Kili do të luajë me Brazilin dhe Peruja do të luajë me Paraguain.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.