Arbitri shqiptar Juxhin Xhaja do të gjykojë ndeshjen Başakşehir-Universitatea Craiova në UEFA Ligën e Konferencës
- Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin Başakşehir Fatih Terim në Stamboll të Turqisë të enjten, më 21 gusht, do të arbitrohet nga Juxhin Xhaja nga Federata Shqiptare e Futbollit

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Ndeshjen e parë midis Başakşehir dhe Universitatea Craiova në kuadër të fazës play-off të UEFA Ligës së Konferencës do ta drejtojë arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, transmeton Anadolu.
UEFA njoftoi se ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin Başakşehir Fatih Terim në Stamboll të Turqisë të enjten, më 21 gusht, do të arbitrohet nga Juxhin Xhaja nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndihmësit e Xhajës do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Olsid Ferataj.