Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen Sivasspor-Fiorentina
Sipas njoftimit të UEFA-s, Jorgji do të jetë arbitri i ndeshjes Demir Grup Sivasspor-Fiorentina më 9 mars të enjten

Istanbul
Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen mes klubit turk Demir Grup Sivasspor dhe atij italian Fiorentina, në kuadër të raundit 1/16 së finales në UEFA Ligën e Konferencës, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të UEFA-s, Jorgji do të jetë arbitri i ndeshjes Demir Grup Sivasspor-Fiorentina më 9 mars të enjten.
Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.