Alanyaspor zgjat kontratën me futbollistët kosovarë Hadergjonaj dhe Aliti
Me rastin e zgjatjes së kontratës së futbollistëve u mbajt një ceremoni në ambientet sportive të klubit, ku mori pjesë edhe kryetari i klubit Hasan Çavuşoğlu

Antalya
Klubi i Superligës turke Corendon Alanyaspor ka zgjatur kontratën me 5 futbollistë përfshirë kosovarët Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti, raporton Anadolu.
Me rastin e zgjatjes së kontratës së futbollistëve u mbajt një ceremoni në ambientet sportive të klubit, ku mori pjesë edhe kryetari i klubit Hasan Çavuşoğlu.
"Ne zgjatëm kontratat me sulmuesin nga Koreja e Jugut, Ui-jo Hwang, mbrojtësin e djathtë kosovar Florent Hadergjonaj dhe mbrojtësin Fatih Aksoy deri në vitin 2027 si dhe mbrojtësin kosovar Fidan Aliti dhe mesfushorin, Ümit Akdağ, deri në vitin 2028", tha Çavuşoğlu.
Hadergjonaj nga ana e tij duke falënderuar të gjithë, tha se ka pranuar këtë vendim pa menduar shumë.
"Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Vitin e kaluar, Alanyaspor u përball me disa sfida, por shpresoj që ky sezon të jetë më i mirë. Vitin e kaluar, pata një sezon të mirë individualisht dhe dhashë kontribut të rëndësishëm. Dua të kontribuoj edhe më shumë këtë sezon", tha Hadergjonaj.
Aliti nga ana tjetër tha se ky vendim ishte i lehtë për të. "Jemi shumë rehat. Nuk kam dyshime nëse do të qëndroj këtu edhe për tre vjet të tjera. Do të punoj për të pasur një sezon më pozitiv", u shpreh ai.