Agim Ademi zgjedhet president i ri i FF të Kosovës
Më pas me 58 vota unanime, Agim Ademi, kandidat i vetëm për këtë pozitë u zgjodh president i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat 4-vjeçar

Prishtinë
PRISHTINË (AA) - Federata e Futbollit të Kosovës pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri, sot mbajti kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku Agim Ademi u zgjodh si president i ri i FFK-së, transmeton Anadolu Agency (AA)
Në një njoftim nga FFK thuhet se kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor për president të ri të FFK-së nisi me një minutë heshtje për nder të legjendës dhe ish-presidentit Vokrri.
Më pas me 58 vota unanime, Agim Ademi, kandidat i vetëm për këtë pozitë, u zgjodh president i ri i FFK-së për një mandat 4-vjeçar. Ai deri më tani ushtronte detyrën e zv/presidentit të FFK-së.
Në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi zyrtarë të lartë të UEFA-s, Servet Yardımcı, Denis Bastari e Thiery Favre dhe atij të FIFA-s, Bjorn Vassallo, sekretari i përgjithshëm i Federatës Turke të Futbollit, Kadir Kardaş, si dhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit e të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Kujtojmë se ish presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri më 9 qershor në mënyrë të papritur në moshën 57 vjeçare ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Ai kishte merita të mëdha për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.