Sport

Ndeshja Shqipëri-Izrael, përfundon 0-1 pjesa e parë

-Në pjesën e parë pas minutës së 17-të Kombëtarja e Shqipërisë mbeti me 10 lojtarë, pasi Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të kuq.

Fatjon Cuka  | 12.11.2016 - Përdıtësım : 13.11.2016
 Ndeshja Shqipëri-Izrael, përfundon 0-1 pjesa e parë  ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

ELBASAN (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë po përballet sonte me Izraelin në ndeshjen e katërt në grupin G për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Izraelit. Zahavi ka shënuar për ekipin e Izraelit në minutën e 18-të me anë të penalltisë.

Në pjesën e parë pas minutës së 17-të Kombëtarja e Shqipërisë mbeti me 10 lojtarë, pasi Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë strukturat e policisë shqiptare kanë marrë masa të rrepta sigurie për ndeshje. Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes janë angazhuar rreth 2.000 forca policore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın