“Kur askush nuk donte të përballej me ne, Turqia u shfaq”: Kosova kujton gjestin para ndeshjes për Kupën e Botës
Duke ndarë fotografi të ndeshjes Kosovë-Turqi në atë kohë, Kosovan Football theksoi se një histori që nisi si një gjest respekti në vitin 2014 po rikthehet sot si simbol i një rruge të jashtëzakonshme për futbollin e Kosovës
Shkup
Ndeshja finale e kualifikimeve në “play-off” për Kupën e Botës FIFA 2026 midis Kosovës dhe Turqisë në futboll do të luhet me një miqësi të ngushtë midis dy vendeve dhe ekipeve të tyre kombëtare, transmeton Anadolu.
Derisa të dy kombet kanë dërguar mesazhe të miqësisë para finales së raundit të kualifikimeve “play-off” të Kupës së Botës FIFA 2026, llogaria në rrejtin social X e Kosovan Football, e cila ofron lajme rreth ekipit kombëtar të futbollit, postoi duke iu referuar ndeshjes që Kosova luajti kundër Turqisë në vitin 2015, para se Kosova të njihej nga FIFA në vitin 2016.
Duke ndarë fotografi të ndeshjes Kosovë-Turqi në atë kohë, Kosovan Football theksoi se një histori që nisi si një gjest respekti në vitin 2014 po rikthehet sot si simbol i një rruge të jashtëzakonshme për futbollin e Kosovës.
“Në vitin 2014, kur askush nuk donte të përballej me ne, Turqia u shfaq. Ata luajtën kundër Kosovës jashtë fushe, përpara se ne të njiheshim nga FIFA, një gjest respekti dhe dashurie që nuk do ta harrojmë kurrë. 12 vjet më vonë… jemi në rrugën tonë drejt finales së Kupës së Botës”, shkroi Kosovan Football.
Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës do të përballet me Turqinë në Prishtinë më 31 mars në finalen e raundit të kualifikimeve “play-off” për Kupën e Botës FIFA 2026.
Në vitin 2014, kombëtarja turke e futbollit fitoi ndeshjen miqësore 6-1 si mysafire kundër Kosovës. UEFA i dha Kosovës leje për të luajtur ndeshje miqësore në janar 2014.
FIFA dhe UEFA njohën Kosovën në vitin 2016
Më 13 maj të vitit 2016, FIFA pranoi Federatën e Futbollit të Kosovës si anëtare me shumicë votash.
Anëtarësimi i plotë i Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA u vu në votim në Kongresin e FIFA-s, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe zv/presidenti i UEFA-s, Senes Erzik nga Turqia, mbajti fjalën hapëse para votimit, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës u zgjodh anëtare e plotë e FIFA-s me 141 vota pro dhe 23 kundër.
Federata e Futbollit të Kosovës, e cila u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s, u pranua në UEFA më 3 maj të vitit 2016.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
