Bota, Shëndetësi

Vitamina C ul nivelin e sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet

Wadley tha se vitamina C tek pacientët me diabet tip 2 ul me 36 për qind rritjen e papritur të sheqerit në gjak pas ngrënies

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 25.02.2019 - Përdıtësım : 26.02.2019
Vitamina C ul nivelin e sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet

Ankara

Vitamina C ndihmon në uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet Tip 2, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një studimi të bërë nga Glenn Wadley në Universitetin Deakin të Australisë, përforcimi i vitaminës C me rreth 10 herë më shumë se çfarë duhet të merret gjatë ditës, redukton nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut tek të sëmurët me diabet Tip 2.

Wadley tha se vitamina C tek pacientët me diabet tip 2 ul me 36 për qind rritjen e papritur të sheqerit në gjak pas ngrënies dhe se kjo do të thotë rreth 3 orë më pak situatë hiperglicemie (hiperglikemi) në ditë tek të sëmurët.

Pasi ka vënë në dukje se hiperglicemia është një faktor rreziku edhe nga pikëpamja e shqetësimeve kardiovaskulare, Wadley tha se "Ne gjithashtu zbuluam se pas përfocimeve të vitaminës C ka rënë përgjysmë norma e njerëzve me hipertension".

Detajet e studimit janë publikuar në revistën "Diabetes, Obesity and Metabolism".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın