Shëndetësi

Ugandë, mbi 7.500 persona të prekur nga sëmundja ngjitëse e "syrit të kuq"

Ekspertët shëndetësorë paralajmëruan se sëmundja e "syrit të kuq" po përhapet me shpejtësi në mjedise të tilla si fabrika, tregje, sheshe dhe në qytete me popullsi të dendur

Gökhan Kavak  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Ugandë, mbi 7.500 persona të prekur nga sëmundja ngjitëse e "syrit të kuq"

Istanbul

Numri i personave që vuajnë nga sëmundja ngjitëse e "syrit të kuq" (konjuktiviti) në Ugandë në 3 javët e fundit ka kaluar 7.500, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë të Ugandës thuhet se sëmundja e "syrit të kuq" është në rritje në të gjithë vendin. Numri i rasteve është rritur nga 954 në 7.596 në 3 javët e fundit.

Rastet në rritje në burgje, shkolla dhe qendra shëndetësore u përqendruan në rajone si Kampala, Arua, Mbale dhe Kagadi.

Ekspertët shëndetësorë paralajmëruan se sëmundja e "syrit të kuq" po përhapet me shpejtësi në mjedise të tilla si fabrika, tregje, sheshe dhe në qytete me popullsi të dendur.

Ekspertët rekomanduan se personat që vuajnë nga sëmundja e "syrit të kuq" të mbajnë syze të zeza dhe theksuan se këta persona duhet të ndajnë shtretërit dhe sendet që përdorin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın