Shëndetësi

Studim: Rritja e temperaturave mund të shkaktojë çrregullime të shëndetit mendor

Autori kryesor Profesor Peng Bi ka paralajmëruar se efektet e ndryshimit të klimës në shëndetin mendor “vetëm do të përkeqësohen” nëse nuk ndërmerret asnjë veprim

Berk Kutay Gökmen  | 14.04.2025 - Përdıtësım : 15.04.2025
Studim: Rritja e temperaturave mund të shkaktojë çrregullime të shëndetit mendor

Istanbul

Studiues australianë kanë zbuluar se rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të çojë në rritje të barrës së çrregullimeve mendore, transmeton Anadolu.

Siç raporton ABC News, një studim i fundit i kryer nga studiues në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Adelaides ka zbuluar se barra e çrregullimeve mendore dhe të sjelljes në Australi mund të rritet me gati 50 për qind deri në vitin 2050.

Autori kryesor Profesor Peng Bi ka paralajmëruar se efektet e ndryshimit të klimës në shëndetin mendor “vetëm do të përkeqësohen” nëse nuk ndërmerret asnjë veprim.

“Nga shqetësimi i lehtë deri te kushtet serioze si skizofrenia, temperaturat në rritje po i bëjnë gjërat më të vështira për miliona njerëz”, ka thënë ai.

Raporti tregon se temperaturat e larta kanë çuar në një humbje vjetore prej 8.459 vitesh jete të shëndetshme (DALY) midis viteve 2003 dhe 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın